(VIDEO) Rrjedhin afatet zgjedhore, në mesnatë përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave për president

by admin
Spread the love

Në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e kandidatëve për president të shtetit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Katër nga shtatë kandidatët që kanë mbledhur nënshkrime nga qytetarët, deri më tani, i kanë dorëzuar kandidaturat e tyre në KSHZ, president aktual i shtetit nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, Arben Taravari nga koalicioni Vlen, Maksim Dimitrievski nga Lëvizja ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM, të cilin një ditë më parë SHBA e vendosi në  Listën e Zezë.

Nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur edhe Gordana Siljanovska-Davkova, nga VMRO-DPMNE, Biljana Vankovska nga e Majta dhe Bujar Osmani, i mbështetur nga BDI.

Pasi kandidaturat të konfirmohen prej KSHZ-së, atëherë do të bëhen zyrtarisht kandidatë për president.

Dje në mesnatë ka përfunduar afati për kontrollimi e listës zgjedhore. Për diasporën, kontrolli i listës zgjedhore ka vazhduar deri sor në orën 09:00, përshkak se shtetasit që jetojnë jashtë vendin nuk kishin mundur të regjistrohen, përkatësisht sistemi ka treguar se regjistrimi ka përfunduar më 11 mars. Kontroll elektronik të të dhënave kanë bërë gjithësej 56 299 dhe janë paraqitur 47 kërkesa për ndryshim të të dhënave.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të nisë më 4 prill dhe zgjat deri më 24 prill. Kurse fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like