(VIDEO) Rritja e standardit të jetesës së pensionistëve bëhet vetëm duke u angazhuar të gjithë

by admin
Spread the love

Ministrja e Punës dhe Politikës  Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka qëndruar në  komunën e Kriva Pallankës, e cila ka marrë pjesë në hapjen e një Qendre të  Ditore për të moshuarit me moshë aktive. Ajo deklaroi se rritja e standardit të jetesës së pensionistëve dhe krijimi i mundësive për një jetë më cilësore është e mundur vetëm nëse krijohen më shumë mundësi në segmente të ndryshme.

JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Si ministri jemi të përkushtuar njëlloj për të gjitha segmentet dhe synimi ynë është të krijojmë një kornizë që do të nënkuptojë socializim më të madh, jetë aktive dhe përfshirje më të madhe të kësaj kategorie të qytetarëve në shoqëri. Përvoja e deritanishme tregon se këto qendra janë një përgjigje reale për nevojat e qytetarëve dhe ky shërbim social përdoret gjerësisht dhe jep rezultate të shkëlqyera”.

Krahas qendrave ditore për të moshuarit me moshë aktive, Jovanka Trençevska tha se  pjesë e reformës është edhe shërbimi për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, i cili synohet edhe për këtë kategori qytetarësh.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like