(VIDEO) Rritet numri i të prekurve nga Kovidi, për tre ditë 1 171 të infektuar

by admin
Spread the love

Po vazhdonë rritja e personave të infektuar me Kovid 19, ku për 3 ditë nga 2.631 teste të kryera. Janë regjistruar 1,171 raste të reja pozitive  me Kovid 19, ndërsa 390 pacientë janë shëruar, ndërkaq 3 persona kanë humbur jetën.

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se nga  1171 rasteve të reja , janë regjistruar 275 riinfeksione dhe pjesa më e madhe e të infektuarve vazhdon të jenë në kryeqytet.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në televizionin Sitel,  ka deklaruar se për çdo ditë rrisin kapacitetet e testimit për COVID-19. I pari i Shëndetësisë theksoi se çdo ditë e ndjekin numrin e personave për testim për COVID-19 në institucionet publike dhe ashtu siç është nevoja ata rrisin  kapacitetin e testimit. Sali tha  se nuk sheh ndonjë arsye për mosrealizim të planit për pesë ambulancat për kovid të paralajmëruara në territorin e Shkupit, për çka thotë se janë në komunikim me të gjithë mjekët.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në momentin kur do të arrijmë në fazën të kemi nevojë të aktivizimit të atyre kovid ambulantave si sistem jemi të gatshëm për ato pesë në fazën e parë në nivel të Shkupit, lokacionet dihen… Këtu do të kemi testim të shpejtë menjëherë, pa caktuar termin, laborator dhe eventualisht udhëzim të shpejtë menjëherë për rëntgen në mushkëri nëse e kërkon pasqyra klinike”.

Ministri Bekim Sali, bën thirrje për të gjithë qytetarët, që nësë vërejnë ndonjë simptom, të kryejnë testet, fillimisht me teste të shpejta e pastaj edhe PCR-testin.

Përndryshe, edhe përkundër të rritjeve të numrave me të infektuar me Kovid 19, në Maqedoninë e Veriut nuk është vendosur asnjë masë e re,  nga ana e Komisionit për Sëmundjeve Ngjitëse.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like