(VIDEO) Rritet numri i rasteve të dhunës në familje, ulet numri i autorëve të dënuar

by admin
Spread the love

Për 61% rritet numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në vitin 2022, krahasuar me vitin 2018, ku po në të njëjtën periudhë me vetëm 1% ka rënë përqindja e autorëve të këtij krimi të dënuar me burg. Situata të tilla në lidhje me dhunën në familje, janë paraqitur në infografikën e Entit Shtetëror të Revizionit  të përpiluar në kuadër të kampit të të dhënave gjinore të mbajtur në Izmir, Turqi, organizuar nga zyra e organizatës UN Women, në Maqedoninë e Veriut.

Ata thonë se të dhënat nuk janë optimiste, por përkundrazi tregojnë se për këtë problem duhet bërë shumë më tepër, për të cilën Enti citon edhe një sërë rekomandimesh.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket gjinisë së marrëdhënies viktimë- dhunues. Viktimat më të shpeshta dhe pothuajse 80% e rasteve janë femra, ndërsa 92% e autorëve janë meshkuj. Nga numri i përgjithshëm i njerëzve që ngritën dorën drejt njerëzve të tyre të dashur, 63 % janë partnerë intimë aktualë dhe ish”.

Megjithatë, deri në vitin 2022, numri i autorëve të dhunës në familje të dënuar me burg ka rënë në vetëm 1%. Veçanërisht, për ta befasues është fakti që djemtë janë grupi i dytë më i madh i autorëve të dhunës në familje, të cilët hyjnë në total me 16%.

Nga analiza e të dhënave rezulton se autorët e dhunës në familje rrallë marrin dënime me burg. Në vitin 2019, vetëm 24% e të gjitha rasteve të raportuara të dhunës në familje u ndoqën penalisht. Në vetëm 15% të këtyre rasteve, autorët janë dënuar dhe vetëm 3% prej tyre janë dënuar me burg. Analiza bëri gjithashtu një lidhje se si rritja e dhunës në familje dhe rënia e numrit të autorëve të dënuar, ndikon në besimin e publikut në sistemin gjyqësor.

Pra, sipas infografikës së SAO, nëse në vitin 2020 ishte 48%, në dy vjet, pra në vitin 2022, u ul përgjysmë – në 24%. /SHENJA/

MARKETING



You may also like