(VIDEO) Rikthehen zërat për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




VMRO DPMNE do të propozojë heqjen e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve, një praktikë e vendosur në bisedimet e Përzhinos që nënkuptonte dorëheqjen e kryeministrit 100 ditë para zgjedhjeve dhe përfshirjen e opozitës në Qeverinë teknike me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale. Opozita thotë se këto ndryshime do të propozohen me qëllim që të shkurtohen afatet për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ato të mbahen 45 deri 60 ditë pas shpalljes, dhe jo më të pritet 100 ditë sikur që ishte praktikë me Qeverinë teknike. Partia e Mickoskit përsërit edhe një herë kërkesën për zgjedhje sa më të shpejta parlamentare.

VMRO DPMNE
“Kovaçevski i di sondazhet dhe tendencat e opinionit, e di se përkrahja e LSDM-së është në rënie të vazhdueshme dhe prandaj ikë nga zgjedhjet. Kovaçevski dhe LSDM nuk kanë legjitimitet, prandaj duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare një orë e më parë. VMRO DPMNE në këtë drejtim javën e ardhshme do t’i propozojë Kuvendit ndryshime të Kodit Zgjedhor, që nënkuptojnë heqjen e Qeverisë teknike para zgjedhjeve, me qëllim që të shkurtohen afatet dhe të shkojmë në zgjedhje sa më parë, 45 deri 60 ditë siç është shkruan në Kushtetutë”.

Por nga partia maqedonase në pushtet nuk dëshirojnë të dëgjojnë për zgjedhje. Sipas tyre vendi ka nevojë të dalë nga kriza energjetike dhe ekonomike, ndërsa zgjedhje në këtë periudhë do të stagnonte çdo proces.

LSDM
“Në kohën kur shteti ballafaqohet me krizë energjetike, MickOski dhe VMRO DPMNE në vend se të ofrojnë zgjidhje, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për t’i bllokuar proceset dhe për të stagnuar ekonominë. Kjo është papërgjegjësi, e pandershme dhe sjellje vetjake e Mickoskit dhe partisë së tij në dëm të qytetarëve”.

VMRO DPMNE njoftoi e është e gatshme të bisedojë edhe për kërkesën e partive të vogla të koalicionit të LSDM-së për një njësi zgjedhore në gjithë republikën. Partitë e vogla i kërkuan LSDM-së që kjo kërkesë e tyre të miratohet deri në prill. /SHENJA/

 


You may also like