(VIDEO) Komisionit të Sigurimit të Autopërgjegjësisë i korkohet llogari për polisën e sigurimeve

by admin
Spread the love

Ministria e Financave po kërkon sqarime nga Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë lidhur me vendimet e miratuara nga kompanitë e sigurimeve për rritjen e vlerës bruto të primisë për sigurimin e autopërgjegjësisë. Ata theksojnë se kanë mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, sipas tyre, u konstatua se, të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.

Njëkohësisht, Ministria e Financave iu drejtua Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, me qëllim që të shqyrtohet nëse janë shkelur rregullat e veprimit të drejtë dhe konkurrues.

Ministria e Financave

“Në bazë të njoftimit të marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, që është rregullatorja e sektorit të sigurimit, i drejtohemi Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, me qëllim që të shqyrtohet nëse janë shkelur rregullat e veprimit të drejtë dhe konkurrues, sipas dispozitave të Ligjit të Mbrojtjes së Konkurrencës”.

Përkatësisht, ata theksojnë edhe përcaktimin e primisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari, dhe që përbëhet nga primia teknike që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit dhe një pjesë e primisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) që i përcakton vetë shoqëria e sigurimit me vendim të veçantë të shoqërisë së sigurimit. Duke vepruar kështu, ata shtojnë duke thënë se primia teknike e cila është pjesë e primisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari dhe që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit, mbetet e pandryshuar. /SHENJA/

MARKETING



You may also like