Live: PSG – Dortmund – Shqip

by admin
Spread the love

Emocione

 
 

Gjithçka gati për biletën e parë të finales së Ligës së Kampioneve, zbulohen rreshtimet e PSG dhe Borusia Dortmund

PSG dhe Borusia Dormtund do të caktojnë sot mes tyre kush merr biletën e parë për finalen e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni. Klubi francez duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, ku gjermanët triumfuan me avantazhin minimal 1-0.

Skuadra vendase shihet nga të gjithë si favorite për të shkuar në finale, por duhet ta tregojë në fushën e lojës pas një ndeshje të parë ku shfaqi vështirësi në finalizimin e aksioneve që krijoi. Ndoshta kjo është arsyeja pse Luis Enrike ka vendosur të aktivizojë Gonçalo Ramos nga minuta e parë në qendër të sulmit në vend të Barkola.

Ndërkaq, në radhët e gjermanëve, vihet re mungesa e Guerreiros së dëmtuar. Ashtu si në ndeshjen e parë, do të jetë Fyllkryg në majën e sulmit, me dyshen Sanço-Adejemi në mbështetje të tij.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Beraldo, N. Mendes, Zaïr-Emeri, Vitinja, F. Ruiz, Dembele, G. Ramos, Mbape.
Trajner: Luis Enrike

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Shloterbek, Humels, Matsen, Rajerson, Brandt, Xhan, Sabitzer, Sanço, Adejemi, Fyllkryg
Trajner: Edin Terziç.

PSG – Dortmund

 
 

PSG zbret në fushën e “Parc des Princes” këtë mbrëmje me synimin e qartë: të përmbysje humbjen 1-0 të një jave më parë në Dortmund dhe të luajë finalen e Championsit.

Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha mjetet për të fituar para publikut vendës. Lucas Hernandez do të mungojë, pasi i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayernit në gusht të katër viteve më pare, në Lisbonë, në një stadium bosh “Da Luz”, për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Orsato, me një trupë tërësisht italiane edhe në VAR.

You may also like