(VIDEO) Referendum në pranverë, motoja do të jetë “Dil për Europën- jo për asimilimin”

by admin
Spread the love

Përderisa nuk hiqet dorë nga marrëveshja me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese. Ata shprehen se nuk janë kundër që bullgarët të jenë pjesë e kushtetutës, por sipas tyre, marrëveshja është asimiluese dhe duhet të hiqet. Kështu potencoi kreu i opozitës maqedonse, Hristijan Mickoski në brifingun e sotshëm me gazetarët.

Nesër do të fillojë mbledhja e nënshkrimieve për pyetjen e referendumit: “A jeni për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis RMV dhe Bullgarisë të shpallur në Gazetën Zyrtare me nr:12/2018 nga 18 Janari 2018?”, të cilën VMRO-ja e shpalli mbrëmë, pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të partisë. Ndërsa, të parët që do të hedhin nënshkrimet janë deputetët e VMRO-së.

Mickoski thotë se ky është testi më i madh për popullin maqedonas në historinë e re, ndërsa kërkoi ndihmë edhe nga pjestarët e komuniteteve tjera në referendum, si atyre të shqiptarëve, turqëve, romëve dhe të tjerë.

Mickoski edhe një herë përsëriti qëndrimin se identiteti maqedonas është sulmuar me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë dhe se përparimi i vendit në negociatat me BE-në do të varet prej negociatave të komisionit për çështje historike.

VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër që qytetarët bullgarë të jenë pjesë e preambulës, por me atë që Bullgaria ka treguar se është fqinj i mirë, sipas kreut të partisë, ata pretendojnë me këmbëngulje se gjuha maqedonase dhe qytetarët maqedonas nuk ekzistojnë.

Për të pasur referendum  duhet të mblidhen 150 mijë nënshkrime dhe të kalojë në procedurë parlamentare. Ndërsa, për të qenë i suksesshëm duhet të mbildhen 910 mijë nënshkrime, i cili pritet të mbahet në pranverë.

Nëse referendumi rezulton i suksesshëm dhe duhet të braktiset Marrëveshja me Bullgarinë, Mickoski thotë se mund të negociohet një marrëveshje e re, por edhe negociatat me BE-në mund të vazhdojnë.

Nga ana tjetër, për referendumin e VMRO-së, partia në pushtet LSDM thotë se iniciaiative për një gjë të tillë është vendim personal i Hristijan Micoskit për të shpëtuar kolltukun e tij. Sipas tyre, pasi dështuan të gjitha gënjeshtrat për bullgarizimin dhe asimilimin, tani Mickoski dëshiron që përgjegjësia për dështimet e tij të bjerë mbi anëtarët e partisë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like