VIDEO/ Reali i jep leksion futbolli në “El Clasico” Barcelonës, triumf bindës në finalen e Superkupës

by admin
Spread the love

Real Madrid ka bërë të vetën Superkupën e Spanjës, duke mundur me shifrat 4-1 në finale Barcelonën me një leksion të mirëfilltë për katalanasit që gabuan thuajse gjithçka.

Taktika e zgjedhur nga Çavi me mbrojtjen e lartë rezultoi e gabuar pasi kundërzbritjet e madrilenëve sollën dy gola të shpejtë me Vinicius, duke vulosur praktikisht fatin e sfidës. Goli i Levandovskit u duk se po hapte ndeshjen, por penalltia e Vinicius ktheu përsëri në avantazh të dy golave madrilenët në fundin e pjesës së parë.

As ndryshimet e Çavit në pjesën e dytë nuk bënë punë, pasi Raodrigo shënoi edhe golin e katërt për Realin, ndërsa Arauho praktikisht i dha fund ëndrrave për përmbysje kur la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Kështu, Reali fitoi Superkupën për herë të 13 në histori, duke regjistruar njëkohësisht ndeshjen e 21-të zyrtare radhazi pa humbje.

REAL MADRID-BARCELONA 4-1
7′, 10′, 39′ (p) Vinicius, 64′ Rodrigo / 33′ Levandovski

NGJARJET KRYESORE

90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-1 të Real Madrid.

89’ Valverde lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

81’ Zhoao Feliks me një veprim spektakolar del para portës dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Lunin. (VIDEO)

79’ Brahim Diaz, Bellingam e më pas Valverde kanë mundësinë në një aksion të vetëm të shënojnë në portën e Barcelonës, por katalanasit shpëtojnë nga goditjet e tyre të pasakta. (VIDEO)

77’ Rodrigo i lë vendin në fushë Brahim Diaz në radhët e Realit.

71’ Karton i kuq për Barcelonën! Arauho ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. (VIDEO)

64’ GOOOL REAL MADRID! Aksion i shpejtë i madrilenëve me Vinicius e Bellingam të cilët nxjerrin të vetëm Rodrigo në zonë. Gjuajtja e tij është e pakapshme për portierin Penja. (VIDEO)

61’ Lopez, Zhoao Feliks dhe Jamal hyjnë në fushë në radhët e Barcelonës në vend të Roberto, Torres dhe Pedri.

46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+5’ Pedri tenton nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, topi shkon jo shumë larg shtyllës në të majtë të Lunin. (VIDEO)

39’ GOOOL REAL MADRID! Shënon Vinicius me penallti. (VIDEO)

36’ Penallti për Real Madrid, pasi Arauho rrëzon në zonë Vinicuis pas një harkimi nga e djathta për brazilianin. (VIDEO)

33’ GOOOL BARCELONA! Qarkullim i gjatë i topit nga katalanasit pranë zonës, Reali nuk largon nga zona dhe sfera shkon te Levandovski i cili gjuan nga jashtë zonës duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

27’ Torres përsëri del i vetëm në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga Lunin. (VIDEO).

21’ Torres shfaqet në të djathtën dhe tenton të gjejë portën me diagonale, pa shumë sukses.

12’ Mundohet të përgjigjet shpejt Barcelona me Torres i cili gjuan por gjen traversën e më pas Lunin bllokon gjuajtjen e Levandovskit. (VIDEO)

10’ GOOOL REAL MADRID! Aksion thuajse i njëjtë me gabimin e pozicionit jashtë loje të katalanasve, por këtë radhë është Rodrigo i cili pason për Vinicius që shtyn topin në rrjetë. (VIDEO)

7’ GOOOL REAL MADRID! Mbrojtja katalanase gabon pozicionin jashtë lloje dhe Vinicius del i vetëm para portës duke mos gabuar. (VIDEO)

5’ Aksion i rrezikshëm i katalanasve me një top të Serzhi Roberto në zonë, por Karvahal dhe Lunin shpëtojnë katërkëndorin.

1′ Nis “El Clasico” i SuperKupës.

Formacionet zyrtare të Superkupës së Spanjës:

formaci

PANORAMASPORT.AL

You may also like