(VIDEO) Qytetarët pastrojnë rrënojat e mbetura nga vërshimet e mbrëmshme

by admin
Spread the love

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra, breshër dhe bubullima të forta, që kapluan vendin  pasditen e djeshme, kanë shkaktuar  një sërë dëmësh në qytetin e Shkupit. Njëra ndër lagjet që më së shumti pësoi nga kjo stuhi është edhe ajo e Fushë Tophanës. Drunj të rrëzuar në tokë, dyqane dhe podrume të mbushura me ujë, është bilanci i dëmeve nga vërshimet që ndodhen mbrëmë.

Qytetarët që ishin edhe dëshmitar të gjithë kësaj fatkeqësie, për Televizionin Shenja deklaruan se e gjithë kjo që ndodhi ju deshtën vetëm  40 minuta. Ata mandej ankohen se deri tash nuk ju ka ofruar askush ndihmë, madje Abaz Kurtishi, i cili është edhe mjeshtër i biçikletave, sot nuk ka mundur të punojë, pasi puntoria e tij nuk ështe në gjendje të funksionojë, pasi është e mbushur e gjitha me ujë.

ABAZ KURTISHI, BANOR I LAGJES FUSHË TOPHANË

“Nuk ka kush të më ndihmojë, jam i vetëm, mund të shifni edhe vet se si është mbrenda, e gjitha e mbushur me vaj, e mbushur me ujë, unë vetëm këtë zanat e kam, punoj me këtë zanat, sdi çfarë të bëjë, sot nuk mund të punojë, patjetër duhet me pastru, duhet me rregullu këtu, se kështu nuk punohet. Me pasë ndokush që mundet me ardhë me ndihmu mirë kishte me qenë, por sdi ku të drejtohem, i kam vetëm 3 vajza jam i vetëm”.

Edhe puntoria e rrobaqepëses Zora Shorgiq, sot ishte e mbyllur për të punuar, por dyert ishin të hapura për të pastruar ujin dhe baltën që ishte futur në punëtorinë e saj, e cila ankohen se nuk mund të pastron sepse është e vetme dhe e moshuar, por ndihmë nuk i ka ofruar  askush.

ZORA SHORGIQ, BANORE E LAGJES FUSHË TOPHANË

“Dje ka ndodhur nga moti i ligë, ne nuk ishim këtu, por na lajmëruar dhe erdhëm këtu, në mëngjes ishte gjithçka katastrofë, ja edhe vet e shifni, pastrojë aq sa mundem. Për ndihmë nuk ka ardhur askush, ja përderisa jam unë këtu nga mëngjesi, askush nuk ka ardhur dhe askënd nuk e kamë parë”.

Një banor tjetër, të cilit iu është mbushur podrumi me ujë, tha se gjithçka ndodhi për një moment, por ai ankohet  se vetëm se mundet të shikojë bodrumin, por jo edhe për të pastruar, ngase  është i shtyrë në moshë.

QYTETAR

“Në mbrëmje isha në shtëpi, filloi erë e fortë dhe prita që kur të ndalon, të dalë jashtë të shikojë se çfarë ka ndodhur, çfarë të shoh, fqinjët kishin dalur të gjithë, drunjtë e trashë ishin rrëzuar”.

Qytetarët presin nga autoritetet shtetërore që të angazhohen më shumë për rregullimin e infrastrukturës, në mënyrë që të parandalohen katastrofa të tilla natyrore.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like