(VIDEO) Qeveria e re teknike nuk do të ndërpresë subvencionet e energjisë elektrike

by admin
Spread the love

Nuk është e vërtetë se Qeveriа teknike do të anulojë subvencionet e energjisë elektrike nga 1 korriku, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi. Sipas tij, deri më 30 qershor të këtij viti ka një vendim për subvencionimin e energjisë elektrike.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Deri më 30 qershor të këtij viti ka një vendim për subvencionimin e energjisë elektrike, ndërsa qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga LSDM-ja është e gatshme, siç theksoi ai, të marrë vendime të rëndësishme për qytetarët, e ai është subvencionimi”.

Bytyç theksoi se zgjedhja për furnizues universal me energji elektrike nuk ka ngecur, ai tha se komisioni vlerësues po punon çdo ditë për të.

FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Mendoj se në ditët në vijim Komisioni do të dalë me një rezultat konkret”

Çmimi i energjisë elektrike në tregun e rregulluar aktualisht subvencionohet për 84% dhe subvencionimi do të vazhdojë deri në marrjen e vendimit të radhës për çmimin. Në vitin 2022 me këtë masë janë subvencionuar 4.379 amvisëri dhe janë paguar gjithsej 33 milionë denarë, ndërsa në vitin 2023 janë mbështetur mbi 8.500 amvisëri.

Bytyçi duke iu referuar ligjit për praktikat e padrejta tregtare tha se beson se në fund të mandatit deputetët do të guxojnë dhe do ta kalojnë ligjin.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like