(VIDEO) Punohet për Kodin e ri Penal, lartësia e dënimeve sipas standardeve të BE-së

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në konferencën e sotme për media njoftoi se kodi i ri penal pritet të votohet deri në fund të vitit dhe se i njëjti është përgatitur nga ana e grupit të punës  dhe momentalisht po përkthehet në gjuhën angleze me asistencë të OSBE-së si dhe është në dorëzim në misionin e e Bashkimit Evropian në Shkup po ashtu edhe në Bruksel. Lloga theksoi se në kodin e ri penal ka diskutime dhe beson që lartësia e dënimeve do të duhet të kthehet sipas standardeve të BE-së të cilët pak a shumë janë në mes të asaj që ka qenë kodi i vjetër penal dhe ndryshimeve të fundit penale.

 KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Në kodin e ri penal do ë ketë vepra tjera të cilat do të precizohen edhe vepra të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare por edhe pjesë tjera nga përgjegjësia e personave të emëruar ose të zgjedhur, ka diskutime dhe besojmë që lartësia e dënimeve do të duhet të kthehet sipas standardeve të BE-së të cilët pak a shumë janë në mes të asaj që ka qenë kodi I vjetër penal dhe ndryshimeve të fundit penale”.

I pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e udhëzimit të tij si ministër i Drejtësisë për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore, Lloga tha se e ka përshëndetur vendimin e gjyjatës kushtetuese sepse në një periudhë relativisht të shkurtër ka  sjellë vendimin me çka ka krijuar një president të ri, sepse për të njëjtën lëndë me arsyetueshmëri të njëjtë në vitin 2004 gjykata është shprehur se nuk do të ngrejë procedure, kurse në këtë rast kemi procedurë e cila është sjellë nga ana e gjykatës kushtetuese.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Unë e kam përshëndetur vendimin e gjykatës kushtetuese sepse në një periudhë relativisht të shkurtër e ka sjellë vendimin, me çka ka krijuar një president të ri sepse për të njejtën lëndë me arsyetueshmëri të njëjtë në vitin 2004 gjykata është shprehur se nuk do të ngrejë procedure, kurse në këtë rast kemi procedurë e cila është sjellë nga ana e gjykatës kushtetuese me vendim, me çka të gjitha aktet do të duhet të rrëzohen të cilat nuk e respektojnë afatin 7 ditor kushtetues, me çka vendimin, që jep rrugë që ne si ministri të sjellim edhe një herë udhëzimin e njejtë, me çka do të vendoset grafa e njëjtë etnike.”

“Vendimi i gjykatës kushtetuese sjell edhe një pasiguri juridike sepse e njëjta gjykatë, e të njëjtit shtet me të njëjtin kushtetutë sjell 2 vendime të ndryshme në afat prej 15 vitesh”, tha ministri Lloga.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like