(VIDEO) Propozohet rritja e tatimit për automjetet luksoze dhe ato që e ndotin ajrin

by admin
Spread the love

Automjetet luksoze dhe ato që lëshojnë në ajër një përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit do të kenë një normë më të lartë tatimi. Kështu deklaroi  zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai informoi se Propozim-vendimi duhet të shqyrtohet në seancën e ardhshme të qeverisë të martën.

FATMIR BYTYQI, ZV/KRYEMINSITËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Nuk ka rritje të taksave për automjetet nëse e shihni vendimin e fundit që duhet të merret nga Qeveria të martën. Po flasim për taksën  e automjeteve luksoze. Tatim do të ketë edhe për ato automjete që emetojnë një përqindje më të lartë të dioksidit të karbonit. Pra, nuk po flasim për një rritje që do të mbulojë një kategori më të madhe të qytetarëve”

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u pyet  për listën e re të produkteve me TVSH të rritur 10%. Ai thot se ky është propozim i Ministrisë së Financave.

KESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“E kam deklaruar edhe më parë që nëse ka ndonjë gabim teknik aksidental, do të korrigjohen dhe tashmë janë korrigjuar. Megjithatë, më shumë se kaq është bërë dhe shumica e produkteve mbeten me TVSH 5%. Në produktet e tjera, si shkojnë deri në 10% dhe cilat janë kriteret, do t’ju lutesha të drejtoheni në Ministrinë e Financave. Për ne si Ministri e Ekonomisë është e rëndësishme që produktet ushqimore bazë me çmim të garantuar të mbeten 5% dhe do të mbeten. Me shumë mundësi lista do të publikohet sot ose nesër sipas mundësive të Gazetës Zyrtare”.

Përndryshe, ministri Kreshnik Bekteshi, pas takimit të punës me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, theksoi se Me ligjin e ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare me zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, jo vetëm që do të ketë ulje të çmimeve të produkte bujqësore dhe ushqimore, por do të përmirësohet edhe kualiteti i prodhimeve sepse në Kuvend sipas tij, nga 26 praktikat tregtare, janë të parashikuara prodhime bujqësore të cilat kanë afat të shkurtër.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like