(VIDEO) Prokuroria do ta hetojë kompaninë fantome që fitoi 90 tenderë

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror  për Parandalimin e Korrupsionit ende nuk ka dorëzuar në prokurori iniciativë për ndjekje penale të firmës fantome e cila nga viti 2018 deri në 2020 me dokumente fallso ka fituar rreth 90 tenderë për montim dhe mirëmbajte të ashensorëve, kryesisht nga institucionet publike me mjete buxhetore. Nga Prokuroria Publike konfirmuan për TV Shenjën se ende nuk u ka arritur ndonjë iniciativë e tillë dhe në momentin që do ta kenë ata do t’I ndërrmarin masat e nevojshme.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup

“Prokuroria Publike i ndjekë informaiconet e dhëna nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korruspionit në lidhje me rastin për të cilin tregoni interes. Posa të arrijë iniciativa nga KSHPK-ja, prokuroria publike kompetente do t’i shqyrtojë provat e mbledhura dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet në përputhje me kompetencat e veta ligjore”.

Kryeministri i vendit  Dimitar Kovaçevski, tha se Prokuroria duhet të fillojë sa më parë inspektimin e  këtij rasti dhe të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“I bëjë thirrje prokurorirsë dhe të gjtiha institucionet kompetente ta inspektojnë këtë rast. Përderisa ky rast është i vërtet, të sanskionohen ata që e kanë kryer këtë vepër. Nuk e di saktësisht se cilat institucione publike kanë marrëveshje me atë firmë, përshkak se ende nuk është vërtetuar, megjithatë ato marrëveshje duhet të ndërpriten.  Prokuroria duhet të e inspektojë, dhe  menjëher duhet sanskionuar në mënyrëm më të rreptë, pasi që bëhet fjalë për sisteme që janë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve”.

Nga VMRO-ja opozitare thonë se ky është një skandal i rëndë dhe se  Qeveria duhet të tregojë se kush është ajo kopmani e cila ka fituar 90 tendere me dokumenta false, dhe kush e ka ndihmuar atë.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Pse e fshehin, përse e mbajnë sekrete, pse heshtin? Një firmë inekzistente ka monituaruar ashensorë, ka aplikuar për tendera në institucion serioze, siç është institucioni mjekësor dhe mund të ndodhë ndonjë fatëkqesi njërit prej pacientëve, dikush mund të lëndohet spese nuk e dimë nëse ajo kompani ka punuar siç duhet

Sipas tyre, kjo ka ndodhur përshkak të paaftësisë së Qeverisë, pasi siç thonë para ardhjes në pushtet të LSDM-së nuk kanë dëgjuar se ka  kompani inekzistente që marrin tenderë dhe përfitojnë miliona para.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like