(VIDEO) Problemet te Kushtetuesja, Kacarska mbledh krerët e shtetit

by admin
Spread the love

Problematika e mungesës së gjysmës së kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, mblodhi bashkë tre krerët e lartë shtetëror dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësja Dobrilla Kacarska ftoi në takim presidentin Stevo Pendarovskin, kryeparlamentarin Talat Xhaferin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, pasi siç tha Kacarska, gjendja në këtë gjykatë është serioze dhe po zgjatë për më shumë se 6 muaj. Nëse kjo situatë do të zgjatë deri në dhjetor, Kushtetuesja definitvisht do jetë e bllokuar, gjë që siç thotë do të shkoj në dëm të qytetarëve.

Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese

“Kujtoj që çështje të rëndësishme siç janë Dekreti për shpallje të Marrëveshjes së Prespës dhe Ligji i gjuhëve, nuk do të vendosen në rend dite në seancë, derisa nuk zgjidhjen të gjithë 9 gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese. Për lëndë me peshë të këtillë, është joserioze të diskutojnë dhe votojnë vetëm 5 gjykatës”.

Ajo më tej tha se takimet me politikanët do të jenë vetëm formale.

Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese   

“Gjykata Kushtetuese është institucion i pavarur dhe pikërisht për këtë qëllimi është që të mbrohen pavarsia dhe reputacionin i gjykatës. Takime joformale me politikanë nuk kemi dhe as nuk do të kemi në të ardhmen. Për këtë, do ta informojmë opinionin për secilin ndryshim dhe të gjitha apelet dhe kërkesat për mbështetje”.

Kacarska u shpreh se nga krerët e lartë shtetëror, ka kërkuar që këtë problem ta zgjidhin në afat sa më të shkurtë kohor.

Pas takimit presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në facebook, kishte shkruar se pret tejkalim sa më të shpejtë të sfidave në punën e Gjykatës Kushtetuese. Në interes të të gjithëve shtoi më tej, është që kjo gjykatë të punoj me përbërje të kompletuar dhe me kushtet e duhura teknike.

Mbështetjen e tij në takim e kishte ofruar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski. Edhe ai në facebook ishte shprehur që shpreson se Kuvendi shpejtë do ta plotësoj nevojnë kuadrin e Gjykatës dhe do i mundësoj Kushtetueses të punoj me kuadër të plotë.

Përndryshe, procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues ka filluar më 13 maj.

Janë propozuar nëntë kandidatë. Deputetët nga pushteti propozuan prokurorin publik republikan Ljubomir Joveski, gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil.

Ndërsa, deputetët e opozitës VMRO-DPMNE propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjyqtarin në pension Branko Sekulovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik i Ohrit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like