(VIDEO) Prezantohet Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës

by admin
Spread the love

Ish nënkryetari i Lëvisjes Besa, Arjanit Hoxha, sot edhe zyrtarishtë prezantoi partinë e tij të re, e cila do të quhet  Partia Demokratike Evropiane. Hoxha tha se kjo parti do të përfaqësohet edhe në Kuvend me një deputet, pasi edhe deputeti Bastri Bajrami i është bashkangjitur Arjanit Hoxhës në këtë rrugëtim. Huxha tha se sfida e parë e partisë së re PDE,  janë  ndryshimet kushtetuese.

ARJANIT HOXHA,KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE EVROPIANE

“Para nesh është sfida e ndryshimeve kushtetuese të cilat ne do duam që të kalojnë ngase e hapin derën për integrim në BE. Në rast të skenarit që këto të mos kalojnë ndryshimet kushtetuese shteti me të vërtet hyn në një rrezikshmëri të humbjes të një procesi shumë vjeçar që është ndërtuar me shumë mund, dhe normalisht atëherë do të ketë shumë skenare dhe ne normalisht nuk do të pozicionohemi aspak me politikanë dhe struktura politike të cilat duan të izolojnë vendin dhe nuk e mendojnë të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve”.

Me hapjen e partisë së re, Arjanit Hoxha tha se po hapin një kapitull të ri, një hap të rëndësishëm që siç thot ai, është i  bindur historia do ta vlersojë si hapin e duhur në momentin e duhur.

ARJANIT HOXHA,KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE EVROPIANE

“Jo rastësish edhe dita e themelimit tonë lidhet pikërisht me 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit në krye me Hasan Prishtina bashkë me shokët e tij. Ashtu si 12 Gushti i vitit 1912 ku beteja ishte për orientimin e drejtë të shqiptarëve në vlerat evropiane, të atij civilizimi që burimin e vet e ka nga ne shqiptarët. Edhe sot kur mes nesh ekzistojnë kufi administrativ, synimi dhe qëllimi jonë i përbashkët si popull në gjitha shtetet që veprojmë është bashkëngjitja në familjen e madhe evropiane, si një alternative e vetme që garanton paqen, stabilitetin, mirëqenien ekonomike dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të barazisë të plotë”.

Nga foltorja ku edhe ju drejtua të pranishmëve, kryetari i PDE-së tha se do jenë të zëshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deri në imponimin e reformave në sistemin gjyqësor, që siç tha ai, përmes një vettingu me mbikëqyrje ndërkombëtare për të reformuar hallkën e fundit të trashëgimisë jugosllave, pra sistemin gjyqësor.

Samir Mustafa /SHENJA/



You may also like