VIDEO/ Premier Liga ka një kryesues të ri! Arsenali kapërcen Liverpulin dhe Sitin për vendin e parë

by admin
Spread the love

Arsenali është ngjitur në kreun e Premier Ligës, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 2-1 përballë Brentfordit. Kjo ishte padyshim një fitore dramatike për skuadrën e  Mikel Artetës, që vuajti deri në fund për tre pikët.

Ajo gjeti shpejt golin, që në minutën e 19, me anë të Deklan Rajs dhe dukej se do të kontrollonte me qetësi ndeshjen. Por një gafë e portierit Ramsdejl i dhuroi barazimin 1-1 miqve, kur ai goditi Uisa në largimin e topit duke bërë që sfera të shkonte në rrjetë.

Arsenali sulmoi vazhdimisht në pjesën e dytë të sfidës duke iu afruar golit, por ai do të vinte vetëm në minutën e 86 me Havertz, i cili vulosi fitoren 2-1 që i dha vendin e parë të përkohshëm “topçinjve”, një ditë para ndeshjes direkte mes dy skuadrave që e ndjekin në renditje.

GOLI I RAJS (VIDEO)

GOLI I UISA (VIDEO)

GOLI I HAVERTZ (VIDEO)

sdffsdfdsfsdsfdsfdfd

PANORAMASPORT.AL

You may also like