VIDEO/ Portieri i Kosovës bën heroin ndaj Çelsit, rivali i Brojës vazhdon të shënojë

by admin
Spread the love

Janë mbyllur 5 takimet e pasdites së të shtunës, në Premier Ligën angleze. Çelsi zhgënjen sërish dhe ndalet në një barazim 2-2 në “Stemford Bridge”, nga Bërnlej i vendit të parafundit. Portieri i kombëtares kosovare Arijanet Muriç ka bërë një paraqitje spektakolare, duke ndihmuar ekipin e tij të merrte një barazim të vyer kundër londinezëve.

Totenhemi arrin të përmbysë në frymën e fundit ndeshjen në shtëpi 2-1 përballë Luton. Son i dha fitoren të tijve në minutën e 86-të.

Festival golash në ndeshjen e Shefild me Fulhemin, teksa sfida u mbyll në barazim 3-3, me Brojën as në stol. Rivali i sulmuesit të Kombëtares tonë, Rodrigo Muniz, shënoi golin e shifrave 3-3 në minutën e fundit të kohës shtesë për Fulhemin. Notingam Forest barazoi 1-1 me Kristal Palas ndërsa Bërnmuth triumfoi përballë Evertonit.

REZULTATET

Çelsi-Bërnlej 2-2

Goli i Palmer 1-0 (VIDEO)

Goli i Kullen 1-1 (VIDEO)

Goli i Palmer 2-1 (VIDEO)

Goli i O’Shi 2-2 (VIDEO)

Totenhem-Luton 2-1

Goli i Cong 0-1 (VIDEO)

Autogoli i Kabore 1-1 (VIDEO)

Goli i Son 2-1 (VIDEO)

Bornemuth-Everton 2-1

Goli i Solanke 1-0 (VIDEO)

Goli i Beto 1-1 (VIDEO)

Autogoli i Koleman 2-1 (VIDEO)

Shefild-Fulhem 3-3

Brereton Diaz 58′ 70′, Mek Burni 68′ / Palhinha 62′, De Kordova 86′, Rodrigo Muniz 90+3′

Notingam Forest-Kristal Palas 1-1

Uod 61′ / Mateta 11′

PANORAMASPORT.AL

You may also like