(VIDEO) Politikanët vlerësojnë lart kontributin e romëve

by admin
Spread the love

Kryeministri Teknik Talat Xhaferi në ditën ndërkombëtare të romëve nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social fb, ka thënë se sot shënojmë traditën dhe specifikën kulturore të romëve, si një nga komunitetet më të vjetra në vendin tonë. Ai theksoi se kultura e mirënjohur e komunitetit rom pasuron diversitetin me të cilin njihet Maqedonia e Veriut dhe si vend jemi krenarë për këtë.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR 

“Të mbështesim bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqërinë tonë, problemet dhe sfidat e komunitetit rom na prekin të gjithëve dhe bashkë do ti tejkalojmë. Së bashku, të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane për barazi dhe respektimin e të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë”.

Edhe përfaqësuesit e tjerë politik uruan ditë ndërkombëtare të romëve dhe thanë se ky komunitet është pjesë e rëndësishme e shoqërisë në Maqedoni të Veriut. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like