(VIDEO) Policia, prokuroria dhe policia sekrete të gatshme për zgjedhjet presidenciale

by admin
Spread the love

Ministria e Brendshme, Prokuroria dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare janë plotësisht të përgatitura për zgjedhjet presidenciale, të cilët do të mbahen të mërkurën, njoftojnë nga MPB.

Për organizim më të mirë, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski mbajti takim ku morën pjesë zëvendësministri shtesë Mitko Bojmacaliev, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zharko Milloshevsk si dhe krye prokurori Lupço Kocevski i shoqëruar nga kryetari i Komisionit në Prokurorinë Publike të RMV-së për monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore, Xhelal Bajrami.

Ministri Toshkovski ka falënderuar  për kohën dhe bashkëpunimin e suksesshëm të të gjitha palëve përgjegjëse për realizimin e sigurt të procesit zgjedhor dhe theksoi se deri më tani nuk janë konstatuar aktivitete më serioze që synojnë prishjen e tij. Ai gjithashtu kërkoi nga të pranishmit që të ndajnë informacione që janë me interes për realizimin e zgjedhjeve dhe mënyrën se si do të veprojnë institucionet gjatë ditës së zgjedhjeve.

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Bojmacaliev, ka theksuar  tendencën për të pasur zgjedhje gjithnjë e më paqësore nga viti në vit, me të njëjtat pritshmëri për proceset zgjedhore të këtij viti, sepse Ministria e Brendshme siç tha ai, është e gatshme të jetë në lartësinë e detyrës për të zhvilluar zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike.

Drejtori i BSP-së para të pranishmëve ka prezantuar informacionin lidhur me Veprimin Operativ Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024 dhe në këtë drejtim, ai ka treguar  se Shtabi Operativ dhe të gjitha njësitë organizative kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në bazë të planit të përgatitur më parë dhe nuk janë konstatuar probleme të theksuara.

Prokurori publik, kryetari i Komisionit për monitorimin e parregullsive zgjedhore, si dhe prokurorët publikë të të gjitha prokurorive më të larta publike  gjithashtu kanë njoftuar lidhur me aktivitetet brenda prokurorisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like