(VIDEO) Policia ka ndaluar dy persona të dyshuar për vrasjen e mjekut në ”Zhelezarë”

by admin
Spread the love

Për mjekun e vrarë në ”Zhelezarë” të Shkupit janë arrestur dy persona dhe janë kryer bastisje. Kështu bëri me dije ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. I ftuar në një podcast, Toshkovski poashtu njoftoi se janë kryer 20 veprime hetimore dhe se në këto shtatë ditë janë kontrolluar mbi 50 kamera, përkatësisht video incizime. Ndërkaq, shtoi se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka të bëjë me profesionin e mjekut.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Po kryhen bastisje në një vend të caktuar. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka gjurmë të caktuara materiale që na çojnë te këta të dyshuar, janë ndaluar dy persona dhe shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër të dalim me detaje për këtë pjesë të veprimeve hetimore“.

Javën e kaluar, një mjek 67-vjeçar nga lagjja “Zhelezarë”e Shkupit u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij të parkuar. Siç informuan nga MPB-ja, mjeku kishte një ordinancë private në poliklinikën “Zhelezarë”. Trupi i tij i pajetë, sipas MPB-së dhe Prokurorisë Publike, ishte gjetur nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë të cilët kishin dalë ta kërkonin atë, pasi ai nuk ishte kthyer nga puna në shtëpi.

Pas kësaj ngjarje të trishtë, mjekët të hënën nuk punuan nga ora 12:00-20:00, në shenjë solidarizimi.

Emine Ismaili /SHENJA

You may also like