(VIDEO) Policia arrestoi tre persona nga Shkupi, i kapi “mat” duke paketuar drogë

by admin
Spread the love

Policia ka arrestuar 3 persona, pasi ata janë kapur në vendngjarje duke paketuar lënë narkotike. Nga Ministria e Punëve të Brendshme  njoftojnë se të martën dhe të mërkurën  janë arrestuar tre dilerë të dorgës. Bëhet fjalë për personat me iniciale: F.P. 29 vjeç, D.D. 32 vjeç dhe D.P. 25 vjeç, që të gjithë nga Shkupi.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më datë 05.03.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit, përballë objektit ku banon përkohësisht F.P., është privuar nga liria D.P., ndërsa tek ai janë gjetur para, të cilat dyshohet se e kanë origjinën nga një vepër penale. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën që shfrytëzohej nga F.P., të kryer me vendim gjykate, ai u gjet bashkë me D.D. duke paketuar marihuanë”.

Njëkohësisht,  nga MPB informojnë se kanë  gjetur 78 pako me marihuanë, një qese marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, peshore dixhitale, para dhe sende të tjera me mbetje narkotike.

Nga MPB thonë se personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like