(VIDEO) Policia arrestoi kërcënuesin e kryeprokurorit

by admin
Spread the love




Policia ka gjetur dhe arrestuar personin që kërcënoi me jetë prokurorët publik Lubomir Joveski dhe Villma Ruskovska. Personi me iniciale S.Z. 56 vjeçar nga Manastiri dyshohet për veprën penale“rrezikim të sigurisë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Reparti për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz, në bashkëpunim me Agjensionin për Siguri Nacionale,  në bazë të urdhërave të dhëna, më datë 21 janar ka kryer bastisje në dy lokacione në Manastir edhe atë në shtëpinë e S.Z. dhe të nënës së tij L.Z. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe marrë telefoni celular, llaptop dhe pajisje të tjera që lidhen me veprën penale.

MPB

“Më datë 11 dhjetor 2021 personi S.Z. përmes postës së rregullt Prilep, ka dërguar një letër me përmbajtje kërcënuese deri tek një ambasadë në Shkup, derisa më 20 dhe 22 dhejtor 2021 S.Z. përmes postës së rregulltë Prilep, ka dërguar letër me kërcënime serioze me jetë tek Prokurori Publik Villma Ruskovska. Gjithashtu, më 17 janar 2022 përmes postës së Manastririt, ka dërguar letër me kërcënime seriose me jetë ndaj Lubmori Joveskit, kryeprokuror i Maqedonsië së Veriut”.

Nga MPB sqarojnë se S.Z. është privuar nga liria dhe është zhvilluar bisedë me të, ndërsa pas ekspertizës grafologjike është vërtetuar përshtatja e nënshkrimit të S.Z. me atë të letrave kërcënuese. Ndaj tij do të ngritet edhe padi penale.

Më 27 janar, prokurori publik Lubomir Joveski, publikoi letrat kërcënuese që i kishin ardhur në adresë të tij, nga siç shkruante në letër një organizatë terroriste.  Letrat ishin në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe kishin ardhur nga posta e Manastririt.

 Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like