VIDEO/ Përplasja Simeone Inzagi-Kieza, shikoni reagimin epik të trajnerit të Interit

by admin
Spread the love

Simone Inzagi dhe Frederiko Kieza ishin protagonistë të një përplasjeje verbale të paprecedentë në ndeshjen Juventus-Inter. Trajneri zikaltër mbetet i ngurtësuar pasi ka dëgjuar se çfarë tha sulmuesi i Juventusit. Ndërkohë që ky moment nuk i ka shpëtuar as kamerave, duke bërë edhe xhiron e rrjetit. 

Imazhet tregojnë se çfarë ndodhi pas një konflikti verbal pranë pankinës së Interit. Gjyqtari akordoi rivënie për zikaltrit. Simone Inzagi sapo ka marrë në zotërim topin në pritje për t’ia dorëzuar mesfushorit të tij, kur në një moment të caktuar dëgjon një zë. Kieza teksa largohet i thotë diçka trajnerit të Interit, i cili mbetet i ngurtësuar  me topin në duar, para se Barela t’ia marrë. 

Trajneri nga Piacenza vëzhgon vazhdimisht,  lojtarin e Juventusit, i cili dalëngadalë po largohej prej tij. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

You may also like