VIDEO/ Përmbysja e çmendur e Çelsit në minutat e fundit, shikoni se si tallet ish-mbrojtësi i bluve me Rio Ferdinandin

by admin
Spread the love

Çelsi mposhti Mançester Junajtid me një ndeshje dramatike me 7 gola ku ndodhi gjithçka.

Një supersfidë e cila u përmbys me gola në minutën e 100-të dhe të 101-të, me Kole Palmer si protagonistin kryesor.

Ish-mesfushori i Çelsit, Xho Kol dhe ish-mbrojtësi i Junajtidit, Rio Ferdinand ndoqën supersfidën nga stadiumi. Ata rrëmbyen vëmendjen e rrjetit falë reagimit në momentin e golit të fundit.

Xho Kol shpërtheu në festë ndërsa menjëherë po kërkonte Ferdinandin për tu tallur me të: “Ku është ai? Shikojeni atë”, teksa ja plas së qeshurës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like