(VIDEO) Për 56 ditë 1 162 të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vdekshmëria e pacientëve me kovid, drastikisht e lartë për shkak të për qindjes së ulët të vaksinimit. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët informojnë se gjatë valës së katërt të koronavirusit, në periudhën prej fillimit të gushtit deri në fund të shtatorit, kanë humbur jetën 1.162 persona me kovid-19, prej tyre 987 pacientë nuk ishin të vaksinuar, ndërsa  175 ose 15 për qind e tyre kishin pranuar vaksinën.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se në periudhën e njëjtë kohore 77 për qind e rasteve pozitive me koronavirusi, dhe 79 për qind e të hospitalizuarve nuk kanë qenë të vaksinuar. Të imunizuar llogariten personat që janë të vaksinuar me dy doza, dhe kanë kaluar sëpaku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Nga periudha 06.08.2021 deri më 30.09.2021 në terriotrin e gjithë vendit, 35.531 qytetarë kanë qenë pozitiv me koronavirus, prej tyre 23 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, respektivisht 8.233 persona. Sipas të dhënave nga javët e kaluara, 27.298 qytetarë apo 77 për qind e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuarve të cilët kanë qenë të pavaksinuar është 79 për qind, ndërsa vetëm 21 për qind e të hospitalizuarve momentalisht janë plotësisht të imunizuar”.

Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurt dhe efikase duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like