(VIDEO) Pensionistët protestuan para qeverisë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve

by admin
Spread the love

Pensionistët nga disa qytete sot kanë protestuar para Kuvendit në Shkup për, siç thonë ata, pakënaqësi me masat kundër krizës. Ata mbeten në kërkesën që pensioni minimal të jetë 18.000 denarë dhe të ketë rritje lineare prej 5.000 denarë për të gjitha pensionet. Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve “Për jetë dinjitoze”, Dragan Ugrinovski tha se i bën thirrje deputetëve që ta miratojnë ligjin para zgjedhjeve. Verçe Janqevska nga bordi inicues i pensionistëve të Prilepit deklaroi se ministria e punës dhe politikës sociale nuk ka bërë asgjë për pensionistët. Ajo akuzoi ministren Jovanka Trenqevska se nuk ka bërë asgjë në këtë mandat.

VERQE JANQEVSKA, PENSIONISTE

“Ministrja Trenqevska le të tregojë se çfarë ka punuar këtë mandat për ne. Ka shumë pensionistë që marrin pensione shumë të ulta. Sa eshte pensioni minimal dhe ai më I lartë në vendin tonë, sipas jush sa duhet të jetë nje pension mesatar per një jetë më të mirë të pensionistëve. I propozojmë kryeministrit të vendit që ti angazhojë ambasadorët e vendit të kërkojnë azil për pensionistët për jetë dhe kushte më të mira”.

Pensionistët thonë se në vend që të shkojmë përpara me pensionet ata po kthehen mbrapa. Ata thonë se e kanë humbur besimin në Qeveri, andaj tani kërkojnë zgjidhje nga deputetët. Edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe TË MAJTËS e përkrahën protestën e sotme.

Pensionistët muaj më parë kanë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme të vendit duke shprehur pakënaqësi në lidhje me pensionet e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like