(VIDEO) Pensionistët bllokuan rrugën në hyrje të Tetovës

by admin
Spread the love

Pensionistët e Tetovës mëngjesin e sotëm e bllokuan hyrjen kryesore për në qytet, të cilët protestuan përsëri për rritje të pensioneve. Ata edhe njëherë ritheksuan kërkesën e tyre, respektivisht rritje lineare prej 5 mijë denarësh dhe pensioni minimal të jetë 20 mijë denarë. Pensionistët gjatë protestës, akuzuan pushtetin se nuk po i dëgjon kërkesat e tyre, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ministers së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe drejtuan akuza deri tek ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për rritjen e çmimeve.

Protuestuesit gjthashtu, u bënë thirrje të gjtihë qytetarëve të tjerë që t’iu bashkohen sa më shumë  protestave të tyre, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet sa më parë.

Pensionist

“Ne duhet me i çel sytë krejt vetë, ne jemi që vendosim, populli vendos këtu jo vetëm qeveritarët. Ne duhet të organizohemi më fortë se çka jemi, ku janë njerëzit duhet të vinë këtu nuk jemi vetëm ne këtu, nuk jemi vetëm ne që marrim pak pensione, këtu duhet të na ndihmojnë njerëzit”

Pensionsit

“Ne jemi në zorë, dojmë ndihmë prej krejt qytetarëve, pensionistët janë pjesa e kësaj shoqërie, na ndihmoni bashkohui  protestave, puhsteti po na neglizhon po na poshtërsonë nuk po na I hyp pensionet, sikur i duam ne. Ata po I mbushin xhepat e tyre me 78 për qind, a neve po na poshtrojnë”

Ata gjithashtu, bënë me dije se protestat e tyre do të vazhdojnë ende, ndëra thanë se do t’I njoftojnë institucionet ndërkombëtare për kërkesat e tyre, në mënyrë që ta shohin se çfare pensionistësh ka Maqedonia e Veriut.

Pensioniste

“Ne do të protestojmë edhe më tej, nuk do të dorëzohemi nga kërkesat e tona. Protestat tona tani do të jenë në nivel ndërkombëtar, do të drejtohemi te të gjithë institucionet ndërkombëtare, te Bashkimi Evropian, të amabasada amerikane, meqë këta këtu nuk po na dëgjojnë neve, ne e kemi patjetër të kërkojmë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, që ta dinë se çfarë pensionistësh ka shteti jonë”

Pensionistët tashmë më shumë se një muaj po protestojnë në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar rritje të pensionve. Ndërsa, ministrja Trençevska para dy ditësh theksoi se as ajo dhe asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk ka thënë se do të ketë rritje të pensioneve prej 6.8 përqind.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like