(VIDEO) Pendarvoski: Vështirë të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në një intervistë për gazetën greke Etnos, thotë se shansat janë shumë të vogla që në kuvend të sigurohet shumicë prej dy të tretave për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Për presidentin e vendit Stevo Pendarovski prpozimi frances është një lloj kompromisi kalimtar me një pengesë të vendosur rrugës. Megjithatë, sipas tij, shansat janë shumë të vogla që partitë në kuvend të siguronë shumicë prej dy të tretave për të mbështetur amendamentin që ka të bëjë me përfshirjen e bullgarëve në kushtetut.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-SË

“Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund do t’i fillonim negociatat për anëtarësim dhe ky është përfitimi më i madh i saj. Megjithatë, pas procesit të shqyrtimit, ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave, e ai është amendamenti me të cilin bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Duke marrë parasysh ndarjen aktuale politike, shanset janë shumë të vogla që ndonjë parti politike të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament që do të mbështeste atë amendament kushtetues”.

Pjesa më e madhe e intervistës i kushtohet Marrëveshjes së Prespës. Presidenti Pendarovski thekson se arritja më e madhe është anëtarësimi në NATO si efekt i drejtpërdrejtë i zgjidhjes mes dy vendeve. Ai pret që me kalimin e kohës, shumë më tepër njerëz do të kuptojnë se marrëveshja në thelb shënoi një hapje strategjike për të dy vendet.

Ai shpresën se së shpejti në Parlamentin grek do të ratifikohen tre memorandumet e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, “të cilat do të hapin rrugën për hyrjen në fuqi të shumë marrëveshjeve të tjera dypalëshe”.

Në këto momente vendimtare për vendin Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se Rusia prodhon kërcënime jashtëzakonisht serioze hibride për të gjithë rajonin e Ballkanit, veçanërisht propagandë politike dhe fushatë dezinformimi. /SHENJA/

 

 

 

You may also like