(VIDEO) Pendarovski: Patjetër na duhet vetingu, Mitrevski: Për ne prioritet janë qytetarët

by admin
Spread the love

Kandidati për president i mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski edhe në Koçan foli për nevojën e realizimit të procesit të vetingut. Siç tha ai, besueshmëria e qytetarëve në gjyqësor është vetëm 2%. Ndërkaq, tregoi pse shteti vonon në realizimin e vetingut.

Stevo Pendarovski, kandidati për president i LSDM-së

“Më 2016-tën, unë isha pjesë e atyre kandidatëve për deputetë që e premtuam këtë. Morëm instruksione nga Brukseli se për shkak të përvojave negative në Shqipëri, ku shumë pak gjykatës dhe prokuror e kaluan atë test. Vetingu është kontrollim i gjendjes së pasurisë, e përkthyer në gjuhën e popullit, gjatë mandatit a ke jetuar vetëm nga paga apo ke vjedhur edhe nga vende të tjera. Pra, a je i ndershëm. I dëgjuam dhe përfunduam në 2% besueshmëri në gjyqsor”.

Ndëkaq, bartësi i njësis zgjedhore numër 5 dhe aktualisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, theksoi se Koalicioni  i udhëhequr nga LSDM do të bëjë reforma dhe kështu do të mund t’i fillojmë negociatat me BE-në.

Jovan Mitreski, bartës i njësisë zgjedhore numër 5

“Për LSDM-në prioritet janë qytetarët. Prandaj, dhe në periudhën nw vijim vazhdojmë me rritje të vazhdueshme të pagave. Paga mesatare do të arrij në 1 100 euro, me hyrjen në Bashkimin Evropian do të arrij në 1 300. Paga minimale nga 600 euro, me hyrje në BE do të jetë 800 euro. Sigurojmë mbështetje nga 180 milion euro mbështetje direkte financiare për biznesin, 3.5 miliard eruo për investime kapitale publike”.

Ata kërkuan mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që ta realizojnë Plan për Maqedoni Evropiane.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like