(VIDEO) Pendarovski: Oligarkët ndikojnë më shumë në gjyqësor se sa politikanët

by admin
Spread the love

Gjyqësori ka prekur fundin, nuk ka ku shkon më poshtë. Problemet në gjyqësor ekzistojnë që 3 dekada, pasi asnjëherë nuk është bërë i pavarur nga qendrat e pushtetit politik dhe mbi të gjitha qendrat e pushtetit ekonomik, tha presidenti Stevo Pendarovski për Fokusin.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Asnjëherë nuk kam menduar se zgjidhjet e shpejta janë të mundshme, në një afat të shkurtër, në sferën e drejtësisë, para së gjithash sepse ne në 30 vitet e fundit, çdo grup politik, dikush më shumë, dikush më pak, në thelb e kemi vendosur politikën e  mosndëshkimit. Nuk ka asnjë zyrtar të lartë që ka përfunduar në burg derisa janë personat e vet në pushtet dhe nuk ka gjyqtar dhe prokuror që ka përfunduar në burg në kohën kur ai perceptohet si gjyqtar nga fletoret tona”.

Sa i përket pushtetit aktual, Pendarovski thekson se deri në këtë moment nuk ka marrë asnjë informacion se ndonjë politikan ka diktuar aktgjykim përmes telefonit, siç kemi pasur raste edhe më parë.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Por po të mos ishin ‘bombat’ e Zaevit, nuk do ta dinim se kjo ka ndodhur masivisht në atë periudhë. Vlerësimi im është se gjatë kësaj qeverie, në lidhje me rastet e profilit të lartë, ndikimi i qendrave të pushtetit ekonomik është shumë më i madh se ai i pushtetit politik. Oligarkët në Maqedoni janë më me ndikim dhe më lehtë ndikojnë në gjyqësor se sa politikanët”.

Në kontekst të situatës së keqe në gjyqësor, Pendarovski problemin e lokalizon me mos evidentimin e një numri të madh të likuidimeve mafioze. Duke iu përgjigjur pyetjes se “a është mafia më e fuqishme se shteti”, Pendarovski thotë se e keqja është se në këto raste shihet se mafia ka mbështetjen e njerëzve të fuqishëm në aparatin shtetëror. Nëse nuk e ndjek penalisht një vrasje të kryer para dëshmitarëve, do të thotë që dikush mjaft i fuqishëm ka urdhëruar, theksoi ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like