(VIDEO) Pendarovski: Nuk shoh atmosferë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love

Nuk shoh hapsirë në muajt e ardhshëm, teksa shkojmë drejt një qeverisje teknike që duhet të startojë më 28 janar, që do të krijohet një klimë politike ku do të votohen me dy të tretat ndryshimet kushtetuese. Jo vetëm për çështjen e bullgarëve, por në përgjithësi për çdo çështje. Kështu tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, që sipas tij, para një viti e gjysmë ka thënë se shanset rale për votimin e ndryshimeve kushtetuese janë minimale, duke i ditur deklaratat publike të opozitës.

Stevo Penadrovski

“Do të presim qeverinë e ardhshme, parlamentin e ardhshëm, i cili duhet të marrë parasyshë këtë çështje shumë seriozisht. Dhe do të jetë interesant atëherë të shihet nëse do të ketë ndryshim pushteti, si do të reagojë opozita aktuale, ndoshta edhe qeveria e nesërme, kur pushteti aktual do ta lusë opozitën e nesërme që të votojë me dy të tretat”.

Sipas Pendarvoskit, me kalimin drejt zgjedhjeve dhe qeverisë teknike në periudhën e ardhshme, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për pushtetin dhe opozitën të arrijnë një konsensus politik, pavarësisht se do të jenë në të njëjtën qeveri teknike nga janari e në vazhdim.

Ndërsa, i pyetur se a do të kanditojë për mandatin e dytë presidencial, Pendarovski u përgjigijë shkurtimisht dukë thënë se nuk është duke menduar për një gjë të tillë, pa dhënë asnjë shpejgim të mëtejshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like