(VIDEO) Pendarovski: Mickoski i “gënjen” ambasadat e huaja se do të votojë ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Kandidati për president, i mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski, në kuadër të fushatës ka mbajtur tubim në qytetin e Strumicës, nga ku ka folur për oponentin e tij, Hristijan Mickoskin, në lidhje me ndryshimet kushtetuese, të cilat Mickoski i kundërshton. Presidenti aktual i cili pretedon të fitojë edhe një mandat, tha se kreu i opozitës,  sa herë që Mickoski flet me ambasadat e huaja ai u thotë atyre se gjoja një nga prioritetet e tij të para do të jetë përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Sa herë që flet para kryesisë së partisë së tij apo para opinionit maqedonas, flet të kundërtën. Se kjo nuk është vetëm muhabet kot apo thashetheme, tregon edhe kjo: Para dy ditësh është parë një përfaqësues i lartë i partisë së tyre simotër nga Gjermania CDU, i cili ka  dhënë një deklaratë për mediat maqedonase në të cilën ka thënë se ka folur me kryesinë e partisë të VMRO-DPMNE, duke përfshirë edhe Mickoskin, dhe ka marrë besimin e fortë se ndryshimet kushtetuese janë prioritet i tyre. Dhe tani ju shihni një burrë që, në varësi të kujt po flet, përgjigjet në një mënyrë tjetër. Si mund t’i besosh një njeriu që një gjë thotë para të huajve dhe një tjetër para popullit të tij?”.

Ndërkaq, bashkëbartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”, Fatmir Bytyqi, ka qëndruar sot në Shuto Orizare të  Shkupit. Ai banorëve ju premtoi shëndetësi publike pa participim dhe paga më të larta për personelin mjekësor.

FATMIR BYTYQI, BASHKËBARTËS LISTE PËR DEPUTET NGA NJËSIA ZGJEDHORE NR 2

“Te shëndeti i qytetarëve tanë janë zemra dhe shpirti i vendit, kurse qeveria socialdemokrate e ka për detyrë të sigurojë që këtë ta ruajë dhe mbrojë. Për t’u bërë kjo, nevojitet një sistem shëndetësor cilësor tek i cili do të kenë qasje të gjithë, ku investimet në pajisje dhe spitale moderne mjekësore, personeli mjekësor i trajnuar mirë dhe pagat konkurruese nuk paraqesin luks! Këtë e kuptojmë si shprehje të përkushtimit dhe shqetësimit për dinjitetin e secilit qytetarit tonë”.

Kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve nuk ka improvizime dhe kompromise, prandaj ata që kujdesen për ta do të shpërblehen me dinjitet, u shpreh nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING



You may also like