(VIDEO) Pendarovski do të takohet me Radevin: Qëllimi ynë është tejkalimi i kontestit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Stevo Pendaroski paralajmëroi se për më pak se një muaj do të shkojë për vizitë zyrtare në Bullgari. Për këtë është konsultuar edhe me homologun  e tij bullgar Rumen Radev, ndërsa qëllimi i takimit, siç bëri të ditur Pendarovski është që të jepet kontribut pozitiv në tejkalimin e kontestit mes dy vendeve.

Stevo Pendarvoski, president

 “Do të tentoj shumë shpejtë të jap kontributin tim personal në proces sepse mendoj se është me rëndësi çdo institucion politik në të dy shtetet të kontribuojë. Për më pak se një muaj, planifikojmë, jemi darkorduar me kolegun tim Radev vizitë zyrtare në Bullgari. Qëndrimi im është se dy presidentët duhet të japin kontribut pozitiv për përfundim të suksesshëm të këtij procesi sepse ky është interes strategjik i të dy shteteve. Jam i bindur se Radevi e ndan të njejtin mendim”.

Pendarovski në tryezë e rrumbullakët “Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE: një histori e gjatë, (e papërfunduar) – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme maqedonase”, përsëriti se fillimi i fazës së re të marrëdhënieve bilaterale me Bullgarinë është i shkëlqyer por theksoi se jemi larg depërtimit të thellë në proces dhe shumë më larg përfundimit të tij eventual pozitiv.

 Stevo Pendarvoski, president

“Mendoj se bëhet fjalë për fillim të shkëlqyeshëm të kësaj faze të marrëdhënieve tona bilaterale. Ka dy qeveri të reja, dy kryeministra të rinj të cilët nuk vijnë nga shkolla e vjetër. Dëgjohet retorikë e re, ndjehet energji e re, ndërkaq ka edhe metodologji të re, grupe të reja të punës, komisione, në vend të propozimeve të Lisbonës. Më duhet të them në mënyrë të qartë, bëhet fjalë vetëm për fillim, për fazë nismëtare në të cilën të dyja palët shprehein dëshira të mira se si do të donin të zhvillohej procesi.  Por, ne jemi larg depërtimit të thellë në proces dhe shumë më larg përfundimit të tij eventual pozitiv”.

Më herët ai iu referua zgjerimit të BE-së, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve për këtë proces është në rënie, jo vetëm në vend, por edhe në të gjithë rajonin,  ndërsa  retorika antiperëndimore në media në të gjithë Ballkanin Perëndimor po rritet dhe ka tendencë të bëhet dominuese.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like