(VIDEO) Partitë politike reagojnë për uniformat e policisë në disa gjuhë

by admin
Spread the love

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur dekretin e Qeverisë për uniformat dygjuhëshe. Ahmeti në rrjetin social Facebook thotë se kjo arritje reflekton zbatimin e barazisë mes komuniteteve.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.  Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë”, shkruan Ahmeti.

Por opozita e sheh këtë çështje nga një pikëpamje krejt tjetër. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se tashmë janë shkelur të gjitha afatet për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që duhej rrumbullakësuar që në vitin 2019.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË
“Uroj që dekreti të mos ketë fatin e ligjit. Sepse nëse keni parasysh ligjin, afati maksimal për implementimin e tij është 2019. Ligji është sjell në vitin 2018 në mars. Ka dy afate, 6 mujorshi i parë në nenin 24 që parashikonte ndërrimin e të gjitha tabelave të cilët parashihen në ligjin për dygjuhësi. Dhe afati i dytë njëvjeçar ishte implementimi i tërësishëm i ligjit, edhe në uniformat e policisë, por edhe në çdo institucion, dokumenta etj” .

Ndërkohë, kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se nuk befasohet nga ky vendim i Qeverisë së Kovaçevskit, e cila sipas tij nuk merret me zhvillim ekonomik.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Kovaçevski mund të bëjë tatuazh në ballë në dy, tre apo katër gjuhë dhe nuk më befason. Do të isha befasuar nëse ndërtojnë fabrika të reja, të hapin vende të reja të punës, të kenë rritje ekonomike, të kenë më shumë para. Po të mos kishte skandale, do të isha i befasuar nëse bëjnë diçka të mirë”.

Verdikti u komentua edhe nga përfaqësues të tjerë politik. Kryetari i partisë Levica, Dimitar Apasiev ka qenë më i ashpri në reagim, duke kërcënuar LSDM-në se do të përfundojnë në burg pas ndërrimit të pushtetit. /SHENJA/

 

You may also like