(VIDEO) Pacientë për emisionin “25 miunta” në Shqip: Në onkologji ka dhomë për trajtimin e pacientëve special

by admin
Spread the love

Aleksandra Veliçkovska paciente e onkologjisë në emisionin “25 minuta” të TV Shenja tha se në klinikën onkologjike ekziston një dhomë e specializuar për pranimin e terapisë dhe se aty shtrihen për të pranuar terapi vetëm njerëz të privilegjuar.

ALEKSANDRA VELIÇKOVSKA PACIENTE E ONKOLOGJISË

“Po, unë njëherë kam pranuar atje terapi. Ajo është në katin e parë. Aty në atë kat shtrihen pacientët të cilët kanë nevojë për kujdes spitalor, dmth të jenë aty. Nuk kishte hapësirë poshtë ku të më vendosin, më vendosën lartë, unë e kuptova që atje pranojnë vetëm lloje të caktuar të njerëzve, pranojnë hemoterapi, çfarë treapie nuk edi, unë e pranova terapinë time”.

Ajo tha se pacientët që pranoninë terapi në atë dhomë ishin të privilegjuar sespe i vizitonin onkologët dhe personeli mjekësor vazhdimisht.

Eurodeputetja Irena Joveva nga Sllovenia, e cila është zv/kryetare e Komisionit për Sëmundje Publike pranë Parlamentit Evropian, në emisionin “25 minuta” në TV Shenja tha se kjo që ka ndodhur në Shkup është një skandal i tmerrshëm në kohë kur për fat të keq shumë njerëz vuajnë nga kanceri dhe në vendin ku sistemi shëndetësor është i dobët.

 IRENA JOVEVA, ZV/KRYETARE E KOMISIONIT PËR SËMUNDJE PUBLIKE PRANË PARLAMENTIT EVROPIAN

“Më vjen keq për pacientët dhe familjet e tyre, të cilëve, për shkak, siç shihet, interesave personale nuk u është siguruar trajtimi i cili është i nevojshëm dhe kjo vërtetë është e turpshme dhe nëse është e vërtetë atëherë gjithë ato që janë të përfshirë në këtë skandal i dënojë edhe si politikanë edhe si njeri që para se gjithash e din shumë mirë se çfarë do të thotë ta humbasësh dikë shumë herët prej asaj sëmundje”.

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit është shumë lartë në agjendën e BE-së dhe këtu shumë duhet bërë që të mos ndodhin gjëra të tilla.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like