(VIDEO) Osmani: Rusia nuk mund të jetë alternativë për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë për portalin Frontline ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut Rusia nuk mund të jetë alternativë ndaj Bashkimit Evropian, sepse nuk mund të ofrojë ardhmëri.

BUJAR OSMANI

“A keni parë njeri të shkojë në punë apo të shkojë në Rusi? Ata po shkojnë në Bashkimin Evropian, sepse ne jemi i njëjti sistem vlerash, gjeografikisht, kulturalisht, ekonomikisht, historikisht i takojmë kësaj familjeje, vlerave të BE-së”.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe se duhet të votohen për të vazhduar e rrugës drejt BE-së. “Amendamentet kushtetuese janë çështja që do të shkrijë procesin, pra do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Mendoj se të gjithë duhet të dalim para qytetarëve dhe të tregojmë nëse qëndrojmë pas vullnetit të tyre për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.

Sipas ministrit të jashtëm, opozita maqedonase po e partizon plotësisht agjendën, duke vënë në funksion perspektivën evropiane të shtetit në zgjedhjet e ardhshme.

Ministri Osmani nuk e përjashton mundësinë e një kandidati të përbashkët presidencial të Frontit për Evropën, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like