(VIDEO) Numri i të prekurve nga kolla e keqe arriti në 56, Shkupi kryeson me 46 raste

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Aleksandar Petliçkovski deklaroi se gjendja me “kollën e keqe” është nën kontroll por nuk është stabile sepse në vend kemi trend të rritjes së numrit të të infektuarve me këtë sëmundje. Ai thotë se deri më tani janë konfirmuar 56 raste, ku 46 prej tyre janë vetëm në Shkup.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI, KRYETARI I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE INFEKTIVE  

“Deri më tani janë konfirmuar gjithsej 56 raste. Prej tyre, 14 janë fëmijë nën një vjeç dhe 9 janë të moshës 1-4 vjeç. Nga numri i përgjithshëm, 16 janë të pavaksinuar, 12 janë pjesërisht të vaksinuar. Tani sëmundja po shfaqet edhe tek adoleshentët, fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç e lart dhe ndoshta në javët në vijim do të ketë ndryshim në strukturën demografike të rasteve pozitive, presim që kjo sëmundje të paraqitet më shpesh tek më të rriturit.”

Ai theksoi se fokusi është tek parandalimi i përhapjes së infeksionit tek fëmijët e moshës nën 1 vjeç sepse ata janë më të rrezikuarit. Ai sqaroi se kjo sëmundje nuk është e rrezikshme për të rriturit sepse ata mund të mjekohen lehtë, përkundrazi shumë e rrezikshme thotë ai, është për foshnjet dhe prandaj apelon për vaksinimin e fëmijëve.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI, KRYETARI I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE INFEKTIVE  

“Të rriturit si bartës të sëmundjes tek fëmijët e vegjël janë të rrezikshëm dhe për këtë arsye konsiderohet dhe rekomandohet mbrojtja e tyre. Për momentin nuk ka vaksina për të rriturit. Ka një njoftim se do të mbërrijnë shumë shpejtë dhe preferohet që të rriturit që kanë fëmijë nën moshën 1 vjeç ti marrin ato vaksina me qëllim që të mbrojtjes së fëmijëve të tyre”.

Petliçkovski njoftoi se nga data 18 janar deri më 14 shkurt janë vaksinuar gjithsej mbi 13 mijë fëmijë, por ai thotë sa ka akoma fëmijë të pavaksinuar prandaj rekomandon që të gjithë fëmijët të vaksinohen. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like