(VIDEO) Një 14-vjeçar therret me thikë në qendër të Prilepit

by admin
Spread the love

Pa shenja jete, me plagë të shumta me thikë dhe gjakderdhje të jashtme, gjendet një djalë 14-vjeçar në qendër të Prilepit, mbrëmë rreth orës 19:30 në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës.  Raportojnë se ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për reanimacion ishin të pasuksesshme.

Prokurori themelor publik, Stevço Binoski, për këtë ngjarje jep informacione më të hollësishme, duke thënë se viktima me gjasë ka tentuar të largohet nga vendi i sulmit, dhe se për këtë është urdhëruar autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Stevço Binoski, prokurori themelor publik

“Ngjarja tragjike ka ndodhur mes orës 19:00 dhe 20:00. Sipas informacioneve fillestare, djali është sulmuar me një mjet të mprehtë, ende nuk dihet nëse nga një apo më shumë persona. Ai është gjetur me plagë shumë të përgjakshme me thikë në trotuarin e bulevardit ‘Goce Dellçev’, me gjasë ka tentuar të largohet nga vendi i sulmit. Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes”.

Ndërkohë, policët në Prilep sot kanë ndaluar një person të mitur dhe 21-vjeçarin me V.T.), nga fshati Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Punonjësit policorë së bashku me prokurorin publik, bëjnë të ditur se kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like