(VIDEO) Nisi vaksinimi kundër gripit sezonal, interesimi i kënaqshëm

by admin
Spread the love

Vaksina kundër gripit ka filluar sot dhe aktualisht ka rreth 30 000 qytetarë të interesuar për tu vaksinuar. Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Aleksandar Veliçkovski, tha se sipas të dhënave të tij gjithë procesi po ecën në rregull dhe se këtë vit po i zbatojnë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mirëpo, tha se shpresojnë që  këtë vit të arrijnë ta plotësojnë rekomandimin e OBSH-së që përqindja e populltaës së vaksinuar të jetë 75%.

Aleksandar Veliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive

“Sipas të dhënave që i kemi sot, gjithçka shkon në rregull, sipas pritshmërive dhe është për të përshëndetur që këtë vit i ndjekim rekomandimet e OBSH-së, për sigurimin e vaksinave në tetor. Ajo ku nuk i ndjekim rekomandimet e tyre, ajo është përfshirja e popullatës. Do të ishte mirë nëse këtë vit do të kemi rritje të përfshirjes së personave të vaksinuar, me çka do ti afroheshim rekomandimeve për 75%, përfshirje e popullatës”.

Vaksina kundër gripit këtë vit është katërvalente, që nënkupton luftimin e të gjitha viruseve që qarkullojnë.

Aleksandar Veliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive

“Këtë vit OBSH diku në shkurt rekomandoi vaksinë katërvalente kundër gripit, dhe ajo vaksinë është siguruar në gjithësej 60 000 doza po flas për vaksina pa pagesë dhe disa shtesë për përdorim komercial. Vjet kemi pasur rreth 55 000 persona të vaksinuar, që në totalin e popullsis nuk është më shumë se 2.5%.”.

Vaksinën mund ta marrin personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronik, personeli mjekësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri 5 vjeç. Vaksina është vullnetare dhe jo e domosdoshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like