(VIDEO) Nisi edicioni i tretë e Javës Çame në Shkup

by admin
Spread the love

Për të tretin vit me radhë është organizuar programi i “Javës së Çamërisë”, në Shkup, nga shoqata kulturore “Vizion M”. Anëtari  i Këshillit  Organizativ  për Javën Çame, Bujar Çaili, për Televizonin Shenja,  ka prezentuar ngjarjet që do të mbahen për Javën Çame, e cila ka filluar  nga sot dhe  do të zgjatë  deri më 27 qershor.

BUJAR ÇAILI, ANËTAR I KËSHILLIR ORGANIZATIV PËR JAVËN ÇAME

“Programi i Javës së Çamërisë, fillon nga sot, prej datës 21 qershor dhe do të zgjasë deri më 27 qershor, programi i Javës Çame parasheh aktivitete të ndryshme, gati për çdo ditë, prej dje kemi filluar me zbukurimin e Çarshisë, me pano dhe flamuj të simbolit, I Love Çamëria. Nesër janë paraparë dy aktivite, do të fillohet me ekspozitën për Çamërinë, 17 artistë kanë trajtuar tematika të ndryshme për Çamërinë”

Risija për këtë vit,  siç thotë Bujar Çaili, është ajo e organizimit  të një koncerti  në Sheshin Skendërbeu, në Shkup, ku do të marrin pjesë, këngëtarë të shumtë të estradës.

BUJAR ÇAILI, ANËTAR I KËSHILLIR ORGANIZATIV PËR JAVËN ÇAME

“Risia e këtij viti për programin e Javës Çame, është koncerti, për shkak se në dy vitet e kaluara nuk është që kemi pasur mundësi që të realizojmë një koncert të tillë, ndërsa ditën e premte do të fillohet me një panel diskutimi, e cila do të mbahet në sallën e konferencës së Hotel Bushit në Shkup, ku do të ketë profesorë nga Shqipëria dhe nga vendi ynë”

Çaili gjithashtu infromoi se ditën e premte do të organizohet edhe një marsh, ku nisja do të bëhet nga platoja e para kalasë e deri tek Ambasade Greke në Shkup. Organizatorët gjithashtu kanë para parë që të bëhen edhe homazhe tek varrezat e “Gllogjerit në Shqipëri”.

Bujar Çaili shpreson se kjo traditë e ”Javës Çame” , do të vazhdojë edhe viteve të kaluara dhe ai bënë apel që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këto programe.

Samir Mustafa /SHENJA/



You may also like