(VIDEO) Nikolloski: Nuk ka plan për ballafaqim me krizën energjetike!

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka dorëzuar një sërë ligjesh dhe amendamente me të cilat propozojnë masa për uljen e krizës energjetike dhe varfërinë ekonomike. Nënkryetari I VMRO-së, Aleksandar Nikollovski tha se Qeveria nuk ka  zgjidhje për krizën që  e ka kapluar vendin.

Alekasandar Nikollovski, nga VMRO-ja

“Nëse këtë vit disa vende arritën të mbushin rezervat e tyre me gaz dhe të kenë prodhime të energjisë elektrike, çështja më e madhe është se çfarë do të ndodh në vitin 2023, dhe prandaj nuk mundet që qeveria e paaftë , e cila nuk ka përgjigje për problemet ekonomike të qytetarëve, të qëndrojë në pushtet tërë vitin”

Ndërkaq, partia në pushtet, LSDM, pretendon se me buxhetin e vitit 2023 janë paraparë mjete shtesë për pagat dhe pensionet. Sipas tyre, në dhjetë muajt e parë të këtij viti pasojat e krizës ekonomike i kanë sanuar me dy pako masash në vlerë prej 760 milionë euro.

Darko Kaevski, deputet i LSDM-së

“Sigurisht që ka ende shumë punë, por në bazë të parametrave dhe rezultateve ekonomike mund të themi se viti 2023 do të jetë një vit i përmbysjeve ekonomike dhe shpresave të reja. Një nga instrumentet për arritjen e këtij qëllimi është Buxheti për vitin 2023, i cili ndërthur masat kundër krizës me politikat zhvillimore. Buxheti për vitin 2023 parasheh mjete shtesë për pagesën e pagave dhe pensioneve, respektivisht  vitin e ardhshëm do të kemi sërish rritje të pagës minimale dhe pensioneve sipas metodologjisë së re”

LSDM shton se 800 milionë euro janë planifikuar për projekte kapitale, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas LSDM-së  viti 2023 do të jetë më i mirë se ky vit që po lëmë pas.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like