(VIDEO) Ngrohja shtrenjtohet për 4.5%

by admin
Spread the love

Çmimi i ngrohjes për 64.000 amvisëri në Shkup do të rritet për 4.51%, ndonëse tri kompanitë e Elektranave të Maqedonisë së Veriut për furnizim, shpërndarje dhe prodhim të energjisë termike kanë kërkuar rritje të çmimit prej mbi 50%, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski.

MAKRO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR ENERGJETIK

“Sipas këtyre vendimeve, çmimi për qytetarët mbetet në diapazon të qëndrueshëm, dhe tre kompanitë Elektranat e Maqedonisë së Veriut për furnizim, shpërndarje dhe prodhim të energjisë termike praktikisht janë të detyruara që sa më shpejtë të vënë në funksion ngrohtoren Bellasica që sistemi të funksionojë ekonomikisht dhe të shfrytëzojë plotësisht energjinë termike nga TETO”.

Bislimoski tha se me vendimet e sotme, KRRE, e udhëhequr nga interesi i konsumatorëve, vendos kornizën financiare dhe dërgon sinjalin për funksionim maksimal ekonomik të kompanive simotra të EMV-së. Me punën e TETO-s dhe funksionimin e ngrohtores Bellasica, fatura mesatare për energji termike është 1800 denarë, ndërsa pa punën e  TETO-s është 2800 denarë, që është diferencë në çmim prej 60%.  Ai theksoi se gjithsej 64.000 amvisëri janë furnizuar me energji termike dhe rritja është 80 denarë në muaj nëse merret një faturë mesatare për ngrohje sipas llogaritjeve të KKRE.

MAKRO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR ENERGJETIK

“Kjo në llogarinë prej 1000 denarë do të thotë rritje prej 45 denarë. Këtë vendim nuk e morëm derisa morëm sigurinë e prerë se do të fillonte instalimi I tubacionit  nën urën “Bellasica”. Kostoja e përdorimit të energjisë nga TETO ishte dy herë më e ulët dhe për këtë arsye ne donim të shfrytëzonim sa më shumë përfitimin e saj sepse ngrohtoret Lindore dhe Perëndimore kanë çmime shumë më të larta”.

Gjatë llogaritjes së faktorit të korrigjimit në llogaritjen e EMV-së, ata njohim vetëm 20% të atij faktori korrigjues, tha Bislimoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like