(VIDEO) Nga sot kanë hyrë në fuqi tre marrëveshje të arritura në kuadër të procesit të Berlinit

by admin
Spread the love

Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë në Ballkanin Perëndimor me Letërnjoftime, Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve, kanë hyrë në fuqi sot në tri vendet e Ballkanit Perëndimorë, të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor të vitit të kaluar. Ministri i Punëve të Jashtme, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se tri marrëveshjen janë me rëndësi tejet të veçantë, pasi përshpejtojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian të të tria vendeve.

Buajr Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet tona që t’u mundësojmë qytetarëve tanë lirinë e lëvizjes dhe integrimin, si kusht për krijimin e tregut të përbashkët rajonal, i cili do të paraqes rrugën më të sigurt dhe më të shpejtë në realizmin e qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimin në Bashkimin Europian”

Osmani më tej tha se në kuadër të këtyre tre marrëveshjeve të nënshkruara, duhet shfrytëzuar në maksimum potencialin për bashkëpunim më të mirë dhe gjithëpërfshirës rajonal.

Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

“Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve do të lehtësojë lëvizjen, dhe do të mundësojë ofrimin e shërbimeve tyre në të gjithë rajonin”

Marrëveshjet pritet të hyjnë në fuqi edhe në tre vendet e tjera nënshkruese, në pajtim me procedurat e përfunduara ligjore në to – Republikën e Serbisë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Fokusi i procesit të Berlinit është përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ky bashkëpunim është në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave dhe duhet të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar rajonal ekonomik.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like