(VIDEO) Nesër përfundon afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë

by admin
Spread the love

Pjesa më e madhe e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të tetë majit  kanë përfunduar me përpilimin e listave zgjedhore.  Ka mbetur vetëm koalicioni VLEN pa i publikuar dhe promovuar kandidatët për deputetë. Mesnatën e së martës, skadon afati i i dorëzimit të listave të kandidatëve në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj”, kanditatet e tyre për deputet i kanë promovuar të shtunën. Në Njësinë e parë zgjedhore bartës i listës është lideri i partisë Hristijan Mickoski, në të dytën Vllado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të katërtën Aleksandar Nikollovski, në të pestën Gjorgia Sajkoski dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste është deputyertja aktuale e kësaj partie  Dafina Stojanovska.

Ndërkaq, një ditë më vonë- të dielën, kanditatet e tyre për deputet i promovi edhe   LSDM dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane dhe Lëvizja ZNAM . Në LSDM-së, njoftuan se bartës liste në njësin e parë  zgjedhore do të jetë  kryetari i kësaj partie, Dimitar Kovaçevski, në njësin e dytë zgjedhore, Oliver Spasovski, në njësin e tretë zgjedhore, Sanja Lukarevska, në të katërtën Venko Filipçe, në të pestën Jovan Mitreskit dhe në njësin e gjashtë zgjedhore, Sllavjanka Petrovska.

Të dielën bartësit e listave në të gjashtë njësitë zgjedhore i publikoi edhe  Bashkimi Demokratik për Integrim dhe koalicioni Fronti Europian,  nga ku njofuan se në zonën  e parë  zgjedhore, bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, në zonën numër dy bartës liste do të jetë Sadulla Duraku, Sulejman Baki do të jetë bartës në njësin zgjedhore numër 3, ndërsa në zonën numër 4 do të garojë Enver Husein. Zonës numër 5 do t’i prijë Ziadin Sela dhe te Zona me numër 6 bartës do të  jetë Ali Ahmeti.

Ndërkohë,  partitë opozitare shqiptare të bashkuara në koalicionin VLEN ende nuk i kanë bërë publike emrat e kandidatëve të tyre.  Gara më interesante  pritet të jetë në zonën numër një tek partitë maqedonase, ku do të përballen Hristijan Mickoski dhe Dimitar Kovaçevski, ndërsa tek partitë shqiptare, zona numër 6, pasi këtu do të përballet Ali Ahmeti nga BDI dhe Bilall Kasami nga VLEN. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like