(VIDEO) Nëse Sofja pranon propozimin francez, Këshili i BE-së miraton kornizën negociuese

by admin
Spread the love

Nëse Sofja gjatë ditës së sotme  i përgjigjet pozitivisht propozimeve të presidencës franceze për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nesër Këshilli për çështje të përgjithshme i BE-së pritet të miratojë kornizën negociuese dhe dokumentet shoqëruese për Shkupin dhe Tiranën, ndërsa në Samitin për Ballkanin Perëndimor të enjten të caktohen datat për fillimin e negociatave, raporton gazeta bullgare “Standard”.

Gazeta Standard kujton se përfaqësuesit e përhershëm diplomatik të vendeve anëtare të BE-së do të takohen sonte në Luksemburg për të diskutuar të ashtuquajturin “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën për anëtarësim në Union, gjatë së cilit qëndrimi i Bullgarisë për kornizën negociuese të propozuar nga Franca si kryesuese e BE-së pritet të prezantohet nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin popullor bullgar pasi Qeveria në Sofje më 15 qershor vendosi që të gjitha vendimet për mosmarrëveshjen me vendin t’ua lërë deputetëve bullgarë.

GAZETA STANDARD-BULLGARI

“Ndryshimi në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend dhe Komisioni Evropian do të monitorojë procesin, i cili përfshin edhe diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Ndërsa, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Bullgarisë Christian Vigenin, në një intervistë për televizionin Nova, vlerësoi se propozimi francez është zgjidhja më e mirë e ofruar që nga viti 2019 e deri më tani.

CHRISTIAN VIGENIN-NËNKRYETAR I KUVENDIT TË BULLGARISË

“Propozimi për herë të parë përmban pothuajse të gjitha çështjet që Bullgaria i konsideron problematike, lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ka mekanizëm monitorues që do të ndjekë këto çështje. Lidhur me bullgarët atje, është gjetur zgjidhje që mendoj se është më e mira”.

Megjithatë, sipas Vigenit, vendimi për tërheqjen e vetos bullgare ndaj vendit nuk duhet të merret vetëm nga Kuvendi, por duhet një debat më i gjerë publik.

Ndërkaq, e gjitha kjo është si  pasoj që hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria, për shak të kontesteve historike.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like