(VIDEO) Nën hetime komandati i kazermës në Tetovë, merrte 3000-4000 euro për punësim

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj 45-vjeçarit, banor i Tetovës, i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes si komandant në kazermën e Tetovës, për shkak se ekziston dyshimi për vepër penale – Marrja e ryshfetit. Siç njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ai ka kërkuar 3000-4000 euro për punësim.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE-SHKUP

“I dyshuari më 18 dhe 19 maj në Shkup, me dashje ka inkurajuar të dyshuarën, (ushtare profesioniste në Ushtrinë e RMV-së) që drejtpërdrejt të kërkojë dhe të marrë para në shumë prej 3.000 – 4.000 euro nga viktima për të kryer një veprim zyrtar që nuk lejohet të kryhet. Prokuroria tashmë ka iniciuar procedurë për të dyshuarën”.

Nga Prokuroria gjithashtu njoftojnë se ajo, duke dashur të ndihmojë kolegun e saj (kandidat në konkurs për pranimin e oficerëve), ka kontaktuar me të dyshuarin dhe i ka thënë se nëse dëshiron që viktima të zgjidhet duhet të paguajë 3000-4000 euro. Sipas Pprokurorisë,  ata janë pajtuar që viktima t’ia dorëzojë paratë të dyshuarës, ndërsa ajo t’ia dorëzojë komandantit nga Tetova. Me rastin e dorëzimit të mjeteve, e dyshuara është kapur dhe i është hequr liria.

Ndërkaq, Prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për të cilin janë hapur hetimet.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like