(VIDEO) Nebiu: Nëse nuk nisin bisedimet, qeveria Kovaçevski nuk e ka jetën të gjatë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nëse nuk ka zgjidhje dhe fillim të bisedimeve me BE-në atëherë nuk ka asnjë adut për kohëzgjatje më të madhe të kësaj Qeverie.  Kështu deklaroi  analisti politik Besim Nebiu në emisionin debativ në TV SHENJA, duke folur për zhvillimet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas tij  është shumë e vështirë kur negociohet për thelbin e asaj se kush je dhe se pozita e Maqedonisë është se duhet të bëjë  kompromis në mënyrë që të arrihet marrëveshje.

Besim Nebiu, analist politik   

“Në vitin 2019 ish kryeministri Zaev tentoi që të krijoj narrativ të opinionit maqedonas rreth gjetjes së kompromisit, dhe kishte reaksion të ashpër të menjëhershëm dhe të gjithanshëm. Kjo tregon se opinioni publik në anën maqedone është kryekëput kundër kompromiseve të tilla. Në anën tjetër në Bullgari, pozicioni oficial i Bullgarisë ka një konsensus të gjërë politik”.

 

Nebiu duke folur për punën e komisioneve hisorke tha se këto grupe takohen për tre katër vite dhe kanë zero progres, ndërsa siç tha problemin me historinë mund ta zgjidh vetëm politika.

Besim Nebiu, analist politik 23:20- 23:56

 “Ato komisionet janë krijuar dhe komisionet historike në asnjë moment  nuk mund të arrijnë marrëveshje. Komisionit  mund të punojnë për zbutjen e narrativeve në librat historik që mos të ketë gjuhë të urrejtjes, mos të ketë interpretime të cilat janë të falsifikuara, interpretime të cilat nuk kanë faktografi hisotrike, për ato mund të ketë arbitrazh, mirëpo në këtë konstilacion nuk ka arbitrazh janë 10-15 hisotrianë nga njëra anë, historianë oficial, të vërtetës historike, nuk ke hisotrikanë të oksfordit”.

Ai gjithashtu shtoi se nëse nuk zgjidhet kontesti me Bullgarinë brenda kësaj periudhe atëherë rrezikon që konflikti i njëjtë të mbetet i ngrirë dhe të mos mund të gjendet zgjidhje  në ndonjë afat kohor  prej 10 viteve.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like