(VIDEO) Në Zajaz regjistrohet një rast me fluron, kombinim mes kovidit dhe gripit sezonal

by admin
Spread the love




Shfaqet varianti i ri i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Minisistria e Shëndetësisë ka informuar se Instiuti Sinlab i ka ofruar Institutit të Shëndetit Publik informacione për një rast të konstatuar me llojin e virusit “fluron”. Sipas autoriteteve shëndetësore ky lloj i infeksionit është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit, ndërsa pacienti i infektuar me këtë llojë të virusit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë

“Tek një pacient 26 vjeçar nga Komuna e Zajasit është dektektuar lloji i virusit fluron. Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me koinfeksion Kovid19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga SHBA-ja. Ai e ka marrë vaksinën e Kovid-19, respektivisht është rivaksinuar disa ditë para se të arrinte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pacienti është në mjekim shtëpiak, pasi deri më tani nuk ka një pasqyrë të rëndë klinike”.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu kanë informuar se përsëri ka rritje të numrit e të diagnostifikuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, prej 7.188 testimeve të kryera, kanë rezultuar 1.375 raste të reja pozitive me koronavirus. Në periudhën e njëjtë kohore katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19, ndërsa numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8.000 . Gjitashtu janë shëruar 217 të infektuar, ndërsa nurmi i rasteve akitve rezulton në 6.818 .

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like