(VIDEO) Në tre ditët e para të vitit 47 pacientë janë shtruar në spital për shkak të gripit

by admin
Spread the love

Që nga fillimi i vitit 2024 në Klinikën Infektive janë ekzaminuar 47 pacientë me grip, ndërsa javën e kaluar janë regjistruar 72 raste me Covid-19. Drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Klinikë janë kontrolluar 22 persona me grip. Të mërkurën në mbrëmje jan ë pranuar dy pacientë me Covid, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë dhe me sëmundje të tjera.

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Shaban Memeti, ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se nga data 25 deri më 31 dhjetor 2023, janë regjistruar gjithsej 72 raste me Covid-19, shumica prej tyre janë nga qyteti i Shkupit- 39, në Prilep 12 dhe në Ohër 10.

Ndërkaq në Klinikën e Fëmijëve “Kozle” ndodhen një numër i madh i fëmijëve. Në këtë klinikë për çdo ditë reth 200 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore.

Drejtoresha, Mirjana Popovska, e cila është edhe pedriatiste speciale në këtë spital, theksoi se aktualisht janë rreth 60 fëmijë të shtruar në këtë Klinikë. Edhe gjatë muajit dhjetor në këtë klinikë numri i fëmijëve të shtruar ka qenë i njëjtë. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like